Dhuli/ Krimi që hesht shumë gojë në Tiranë

Skerdian Dhuli

Mafja farmaceutike është superfuqi kudo në botë. Në Shqipëri po e po.
Kjo mafje superfuqi në financa, e cila lë pas edhe kartelet e kokainës më të mëdha në Europë, e ka kthyer tregun e medikamenteve në Shqipëri në aset fitimi ku të dëmtuarit janë të gjithë shqiptarët pa dallim për shkak të cilësisë së ilaçeve, e ku për më tepër i kanë mbyllur gojën kujtdo që di e që do sadopak këtë vend.
Konkretisht, në Shqipëri sot hyjnë medikamente nga vende të botës së humbur të cilat nuk kualifikohen për përdorim në asnjë vend të Bashkimit Europian ose medikamente të prodhuara posaçërisht për tregun shqiptar edhe pse prodhohen në vende në afërsi gjeografike me Shqipërinë.

Dhe zgjidhja e këtij problemi nuk është aspak e vështirë.
Mjafton krijimi i një laboratori serioz, të besueshëm dhe me ekspertë të huaj të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe ndryshimi i ligjit që lejon hyrjen e barnave që prodhohen ne Ballkan dhe detyrimin e hyrjes ne treg vetëm për ato barna që konsumohen në vendet e BE..

Nëse bën sot një kërkim të thjeshtë, mbi 80% e medikamenteve që konsumohen nga shqiptarët nuk e kalojnë testin ne asnjë laborator cilësor në asnjërin prej vendeve të BE.
A është ky fakt mjaftushmërit i vlefshëm për një alarm të madh mbi këtë industri tejet të rëndësishme për shëndetin e shqiptarëve ? PO.
Por nëse sheh në media, ky diskutim nuk bëhet kurrë e kjo nuk është rastësi.
Kompanitë farmaceutike janë bankomati kryesor i mediave tona dhe kushdo që mendon të flasë kundër kësaj industrie terësisht mafioze, e sheh veten në valën e sulmeve të këtyre mediave me artileri të rëndë.

Por kyçjen e gojëve nuk e bëjnë vetëm mediat.
Në këtë vend nuk flasin as mjekët dhe specialistë të tjerë të fushës për këtë gjëmë të madhe në kurriz të shendetit të shqiptarëve.
Guximi për të folur mbi këtë temë kushton shumë dhe një risk të tillë pakkush e merr përsipër.

E megjithatë, koha e këtij krimi do duhet të marrë fund.
Unë ende besoj se një ditë e tillë do vijë shpejtë.
Ja u kemi borxh prindërve dhe fëmijëve tanë të mos konsumojnë shkumës e niseshte por medikamente cilësore.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments