‘Një betejë me Ramën në Durrës do ishte interesante’, Kryemadhi zbulon ku do kandidojë në zgjedhje

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka dhënë detaje mbi strategjinë e LSI dhe opsionet që shihen si alternativë ku ajo do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për Vizion Plus, Kryemadhi, ka thënë se strategjia e saj është Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, ndërsa bën me dije se LSI deri në nëntor  do bëjë zgjedhje brenda partisë.

Teksa është pyetur nëse do të kandidojë në Durrës përballë kryeministrit Edi Rama, Kryemadhi  ka thënë se është një mundësi, duke shtuar se do të ishte interesante si betejë.

“Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e  vendimmarrjes”, tha Kryemadhi.

Nga INTERVISTA:

-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?

Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.

-Në Durrës përballë Edi Ramës?

Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e  vendimmarrjes.

Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo.

 As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.

Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë,  të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.

Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç’bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.

– Nga sot deri në 25 prill, ku do të fokusohet LSi dhe opozita së pari për të cuar qytetarët tek kutitë e votimit e se dyti për ti bërë ata të votojnë Opozitën?

E para, qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit sepse revolta e tyre është e madhe për sa i përket vendeve të punës, shkatërrimit të ekonomisë, mungesës së alternativave apo zgjidhjeve që shteti duhet ti japi qytetarëve. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim deri në periudhën fund nëntori jemi në proces zgjedhor, do të shkojmë drejt zgjedhjeve në parti, ku do të zgjedhim delegatët e Konventës, do të zgjidhen kryetarët e njësive drejtuese dhe do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit me një anëtar një votë, dhe do të kemi dhe një rifreskim të të gjithë strukturave të partisë dhe për tu përgatitur pastaj dhe listat për deputetët e ardhshëm që do të jenë në Kuvendin e 25 prillit. Për sa i përket opozitës, opozita e ka shumë të qartë planin e saj, plani i saj është fokusim i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes dhe i përfshirjes në listat apo në pjesëmarrjen e të gjithë figurave, personaliteteve dhe unifikimin e opozitës, jo thjesht një unifikim për sa i përket qëndrimeve politike, por për sa i përket unifikimit të reformave të domosdoshme, për nxjerrjen e vendit nga kriza, për kalimin e krijimit të hapësirave dhe të vendeve të reja të punës sidomos të rinjtë dhe rikthimin e të rinjve në Shqipëri dhe punën e mirë paguar, më pas pastaj që janë reformat në arsim, reformat në shëndetësi.

Situata e pandemisë ka sjellë një mungesë menaxhimi apo pa një papërgjegjshmërie të menaxhimit të kësaj krize që ka sjellë një shkatërrim të sistemit, jo vetëm shëndetësor, por një shkatërrim totalisht edhe të të gjithë zinxhirërave të tjerë që vijnë pas saj, kështu që ne jemi shumë të qartë për këtë, secili me axhendën e vet të alternativave politike, por përsa i përket dhe bashkëpunimit, se qëllimi kryesor nuk është vetëm largimi i Ramës, por është krijimi i një hapësire dhe klime të re politike, ekonomike, për shqiptarët. Faleminderit

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments