Italia nis testimin e vaksinës anti-Covid te njerëzit

Italia ka nisur testimin e vaksinës kundër koronavirusit te njerëzit. Mediet fqinje raportojnë se eksperimentimi njerëzor i vaksinës ka filluar në Spitalin e Veronas dhe është provuar tashmë te gjashtë vullnetarët e parë.

Mësohet se vullnetarët variojnë nga një student 18-vjeçar deri te një mjek 54-vjeçar, të gjithë nga Verona. Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2 ishin bërë tek vullnetarët e tjerë të mërkurën e kaluar në Romë në spitalin “Spallanzani”.

Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit të Spitalit “Borgo Roma” në Verona, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.

Vaksina është “krijuar, prodhuar dhe patentuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, të cilat kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë të imunitetit të induktuar dhe profilin e mirë të sigurisë.

Për këtë arsye u mor edhe miratimi për nisjes e fazës së eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments