E gjithe Opozita në unison/ Zgjedhjet më 19 Prill

Partitë politike opozitare duket se janë në unison me njëra-tjetrën, sa i përket datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

 Edhe PAA e PBDNJ kanë propozuar datën më të afërt që lejon Kushtetuta, pra 18 prillin.

Arben Tafaj nga PAA gjatë një deklarate për shtyp pas takimit me presidentin Ilir Meta ka thënë se në emër të partisë së tij ka propozuar 18 prillin. “Propozuam datën 18 prill”, tha ai mes të tjerash.

Ndërkaq kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, tha se ka “propozuar datën më të afërt nga nisja e periudhës zgjedhore”.

Pak më parë doli nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, i cili tha se për zgjedhjet parlamentare të 2021-shit PR ka kërkuar të diskutohet 18 prilli.

Edhe kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se Metës i kërkoi që për zgjedhjet të lihet data më e afërt që e lejon Kushtetuta.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments