Vetëvrasjet e Senatoriumit “trondisin” publikun/ Dalin mesazhet e viktimave

Aktualitet

Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku janë caktuar dy prokurorë të cilët kanë marrë në pyetje mjekët që kuruan viktimat dhe familjarët e tyre. Po kështu organi i hetimit ka marrë nga spitali edhe kartelat e dy viktimave, pasi po hetohet edhe mënyra se si ata janë trajtuar.

Ndërkohë edhe Drejtuesit e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk kanë qëndruar duarkryq. Ata kanë marrë vendimin që  të vendosin hekura në të gjithë dritaret e godinës për të shmangur fatkeqësi të ngjashme.

Cilët janë dy ngjarjet që tronditën opinionin publik? 

E para ishte ajo e datës 13 gusht, ku në orën 04:00 të mëngjesit u hodh nga kati i 3-të i spitalit “Shefqet Ndroqi” 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi. I riu po merrte mjekim në këtë spital dhe ishte drejt shërimit. Nuk dihen ende arsyet e sakta që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, por dyshohet se ai vuante nga depresoni. Së fundmi është zbuluar edhe sms-ja e fundit që i riu u kishte nisur prindërve të tij.  “Takohemi në botën tjetër”, u kishte shkruar ai prindërve të tij. Po kështu, kohët e fundit ai lexonte edhe librin “Testamenti’, i cili mbyllet me vetvrasjen e personazhit kryesor.

Ndërsa viktima e dytë është 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani. Mbrëmjen e djeshme 65-vjeçari u hodh nga kati i katërt i godinës së këtij spitali. Gjurma e fundit prej tij është një telefonatë që ai ka patur me fqinjin, e zbardhur në media, ku 65-vjeçari thotë se ta dinte situatën në spital nuk do të kishte shkuar kurrë. Ai i thotë fqinjit se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Për këtë vetëvrasje ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ky sptial. Ndërkohë mjekët kanë deklaruar para oficerëve se 65-vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Priten hetimet nga prokuroria për këtë ngjarje.

  • Pacienti i dytë që vendosi të hidhej dje nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, kurohej prej kohësh nga depresioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani, e kishte kaluar momentin “kritik” me koronavirusin, por akoma nuk dihet sepse vendosi t’i jepte fund jetës dhe të kryente aktin e rëndë.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Mira nga Fullqeti i Klosit i dha fund jetës në spital duke u vetëflijuar. Gjurma e fundit prej tij është një telefonatë që ai ka patur me fqinjin, e zbardhur në media, ku 65-vjeçari thotë se ta dinte situatën në spital nuk do të kishte shkuar kurrë.Ai i thotë fqinjit se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Akoma nuk ka një reagim zyrtar sakaq nga spitali COVID-2, “Shefqet Ndroqi” në lidhje me vetëvrasjen e djeshme, e cila është e dyta që prej nisjes së pandemisë në të njëjtin spital. Disa javë më parë, një djalë i ri, vendosi t’i jepte fund jetës në spital. Prokuroria e Tiranës nisi sot hetimet dhe pritet që mjekë e infermierë të merren në pyetje për ngjarjen, por edhe për deklarimet e viktimës, personin që i mori ryshfet dhe atë që e monitoronte teksa po fliste me fqinjin.

J.V/Dosja.al 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?