Aktualitet

Rama/ Nuk shtrëngoj duart me presidentin Meta, sepse s’na i lejon Covidi“

Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ka vazhduar që të këmbëngulë se nuk ka një marrëveshje me Greqinë për detin dhe se nëse ndodh kjo, ajo do të bëhet vetëm me firmën e presidentit Meta.

“Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk”, ka deklaruar ai.

Faktikisht shqetësimi i madh që është ngritur për çështjen e detit, nuk ka qenë një marrëveshje e firmosur për kufirin, por vendimi i njëanshëm i Greqisë për tu shtrirë 12 milje më shumë, në të ashtuquajturat `ujëra ndërkombëtare`, të cilin edhe pse nuk ka asnjë informacion se si dhe ku, kryeministri Rama e përshëndeti.

Alarmi që kanë ngritur `trupeshqit` në Shqipëri mes të cilëve përfshihet edhe `heroi` i Rama kolonel Myslym Pashai, në fakt ka të bëjë me dëmin që i shkaktohet Shqipërisë në Zonën Ekonomike detare, si dhe mënyrën se si do të zgjerohet Greqia drejt ujërave tona, duke pretenduar se kufiri nis që nga disa shkëmbinj nënujorë, apo ndonjë ishull të pabanuar.

Rama gjithashtu ka komentuar edhe ftohtësinë e madhe dhe distanicimin  që u vu re mes tij dhe Ilir Metës, gjatë këtyre dy ditëve të kremtimit të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.

“Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon Covidi“, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?