Rama mbledh kryebashkiakët për fushatën zgjedhore, shtyhet për më 11 shtator Asambleja e PS

Shtyhet për në datën 11 shtator Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. E parashikuar për më datë 4, duket se i ka gjetur socialistët të papërgatitur dhe pritet që më 11, datë kur “organi” më i lartë brenda partisë të mblidhet, të gjitha çështjet të jenë shtruar për diskutim.

Por, para asaj date, ashtu siç edhe është njoftuar më herët, sot më 16:00, kryeministri Edi Rama, do të mbledhë në një takim kryetarët e bashkive, ku pritet të ndahen edhe detyrat për fushatën zgjedhore. Takimi do të zhvillohet sërish në Elbasan, dhe në fokus të mbledhjes do të jenë votat për mandatin e tretë, pas ambicies së shprehur hapur nga kryeministri Edi Rama pardje, por edhe axhenda e Asamblesë së Përgjithshme.

Data e caktuar është 11 shtatori, por siç raportuan burime të Dosja.al nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së datës. Një tjetër skenar i shumë diskutuar është që Asambleja ti ndajë takimet në tri rajone dhe data. Shkodra për Veriun, Tirana si qendër dhe Fieri për Jugun është një nga skenarët e diskutuar, por e gjitha pritet të sheshohet edhe pas takimit me krerët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar dy ditë më parë në Elbasan, ku iu tha prerazi se nëse nuk bëjnë gjithçka për të rritur votat e PS, nuk do të jenë në listën e formacionit zgjedhor.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments