AktualitetShkrime

Kemi faj që nuk u lëshuam në bllok e t’ju kishim bërë hi, që në atë lagje të mos këndonte as qyqja.

U desh një “letër” nga një anonim e publikuar në Instagram-in e Rezarta Shkurtës, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, Ermal Hoxhës që të ndizej debat.

Ndërkohë një tjetër reagim i ashpër ndaj Shkurtës ka ardhur nga një anëtar i PD-së, Skerdjan Dhuli

Fotografia e Skerdjan Dhuli

Ndiqni te plote postimin e tij:

“Tani dy fjalë Rezartës që lahet në vaskë gjaku

Që ti je nuse në familjen më kriminale të Shqipërisë, për këtë nuk ka dyshim as malet, fushat, lumenjt, gurët, drurët, derrat, ujqit, çakejt, lepujt, e çdo sekt i gjallë e i vdekur ne Shqipëri.

Që ti e adhuron qënien kriminale të familjes tënde, as për këtë nuk ka kush dyshime. Unë të paktën jo. Kurrë.

E vetmja që kemi dyshim është pyetja: Në vend të shpirtit, çfarë keni ?

Në vend të zemrës, çfarë ju pulson ?

Unë e di, por shumica e shqiptarëve JO.

Unë e di, që shtëpia juaj është si oda e fundit të ferrit, aq e thellë sa edhe dreqi vetë, kur shkon deri në fund, përton të dalë.

Tani dy fjalë mbi Enverin tënd.

Dëgjo Rezartë. Enveri yt, që të mungon fizikisht por e ke në gjak e në shtëpi si hije, është monstra më e madhe mbi faqen e tokës qysh se kjo tokë merr ajër, sheh diell e erret e gdhihet.

Enveri yt, që nuk e di pse të merr malli kur e ke në gjak e zemër (ose në atë qe ju zëvendëson zemrën, se unë besoj që nuk keni) ka vrarë, masakruar, torturuar, prerë kokë këmbë e duar, lënë pa vend varri, humbur pa nam e nishan përronjeve dhe gropave që hepeshin posaçërisht që të hanin si pompë thithëse viktimat tuaja, hiç më pak se 6000 shqiptarë.

Unë e di që ti do doje të laheshe në vaskë me gjakun e tyre.

Unë e di që ti do lumturoheshe e do hapje shampanjë kur vaska të të mbushej me gjak e ai të fillonte te derdhej anës saj ku ti të hapje shampanjën e të trokisje gotën e shtrenjtë me të gjallët shkaktar të kësaj masakre.

E di që ti me urrejtjen që ke ndaj atyre që janë gjallë nga armiqtë e pushtetit të familjes tënde kriminale e gjakatare do doje që kokat tëna ti shihje të prera në bulevard dhe Ti e Enveri në këmbë që shkelni mbi ne.

Por këtë nuk e arrini dot.

E di ti Rezartë që Enveri yt masakroi nëpër kampe përqëndrimi mbi 7 mijë shqiptarë të internuar dhe trupat e tyre nuk kanë vend varri ?

Ti mesiguri e di, por thua urrejtshëm nëpër shtëpi “si nuk ju vrau të gjithëve…”

E di që ka fëmijë që nuk e kanë njohur babanë ?

Sigurisht që e di, por ti thua me vete “pse nuk vranë dhe fëmijën si babanë…”

Nuk të bën përshtypje që ke fëmijë vetë, sepse ne në dallim nga ti, nuk hakmerremi tek fëmijët.

E meqë jemi tek hakmarrja o Rezartë, i kam nja dy meraqe.

Ti, nga muret e shtëpisë kriminale të familjes më gjakatare që ka parë Europa, gëzoju një fakti.

Atij faktit që NE, kur ju thyet qafën politikisht, nuk u lëshuam në bllok e t’ju kishim bërë hi, që në atë lagje të mos këndonte as qyqja.

Nuk e bënim dot ? E sigurtë që po.

Nuk e bëmë thjeshtë se nuk donim të bëheshim si ju, por koha tregoi se ishte gabimi më i rëndë në histori.

Gëzojuni edhe një fakti tjetër.

Ne nuk e bëmë kurrë një ligj që ndalonte propagandën e familjes tënde kriminale dhe ideologjisë tuaj.

Ne nuk ju ndaluam me ligj as mediave të mos ju jepnin zë juve që keni gjak krimi e që sërish jeni gati të laheni në vaskë me gjakun tonë.

Dhe meqë do e mbyll, po të them atë që do thoshte tani cilido që kërcënoni ju: Do na hani munë.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?