Gazment Koduzi/ Çfarë nuk u thotë qeveria shqiptarëve

Shqipëria është vendi me përqasjen më pak profesionale në përballjen e situates së Covid-19. Jo vetëm nuk ka marrë masat bazike të parandalimit parësor, por as nuk orientohet bazuar në evidencat dhe përfundimet shkencore që ofrojnë studime të ndryshme.

Fotografia e Gazment Koduzi

Në një botim të fundit të prestigjozes Nature research, gjendet shoqërim i fortë negativ (dmth rritja e numrit të testimeve sjell uljen e vdekshmërisë) midis vdekshmërisë nga Covid-19 dhe numrit të testimeve midis vendeve me të ardhura të ulta, pikë më të ulta të efektivitetit të qeverisjes, popullatë më të re dhe më pak shtretër spitalor. (www.nature.com/ Scientific Reports | (2020) 10:12567 | https://doi.org/10.1038/s41598-020-68862-x).
Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve për frymë, 12506 testime/ million banorë(grafiku 1) dhe me një raport pozitiviteti raste/testime prej 21% në 15 ditët e fundit (grafiku 2).

Fotografia e Gazment Koduzi

Po sipas këtij studimi të botuar në revistën Nature, është gjetur që çdo testim më shumë pë 100 banorë është i shoqëruar me 8% ulje të shkallës së vdekshmërisë. Gjithashtu, rezultatet treguan që rritja e testimeve mund të shërbejë si një përqasje efektive për të zbutur vdekshmërinë, kur qeveritë ishin më pak efektive në kontrollimin e shpërthimit të sëmundjes ose kur shtretërit spitalor janë të pamjaftueshëm.

Nisur nga përfundimet e mësipërme, qeveria duke mos kryer testime sa duhet, dhe mos marrë masat e duhura për ti kryer testim çdo qytetari që dyshohet se është infektuar, nuk u thotë shqiptarëve që është duke i vrarë me paramendim. Ministri Shëndetësisë duhet të jape dorëheqjen sepse është përgjegjësi kryesor për pasojat ndaj shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke i gënjyer si për laboratorin e ri që do rriste testimet e tamponëve dhe e mbylli, ashtu edhe për kushtet skandaloze ku qëndrojnë pacientët në spitalet covid pa kondicioner, pa ajër spitalor dhe pa dhoma me presion negativ.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments