Rama ua pret shkurt ndërkombëtarëve: Ky është vendim i parlamentit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në seancën plenare të ditës së sotme, e cila do të votojë ndryshimet historike Kushtetuese, ka dhënë mesazhe të prera kundrejt ndërkombëtarëve.

Rama duke cituar Komisionin e Venecias, shprehet se shtetet kanë marsh të gjerë vlerësimi në përzgjedhjen e  sistemeve zgjedhore.

Kësisoj u drejtohet ndërkombëtarëve duke thënë se votimi i ndryshimeve është vendim i parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

“Më lejoni t’u përcjell një mesazh të gjithe miqve e partnerëve dhe uroj ta dëgjoj sic është këtë mesazh të një parlamenti sovran, i një qeverie sovrane dhe kryeministri sovran. Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore. Çfarë thotë Komisioni i Venecias për sistemet zgjedhore: Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, pasi janë vendime politike.

Ndaj miqtë tanë duhet të dëgjojnë se ky është vendim i parlamentit të republikës së Shqipërisë dhe i takon parlamentit shqiptar ta vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren e SHBA apo të BE. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe s’mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë mos I themi gjërat sic janë.

Nuk është përgjegjësi e ambasadores së SHBA Berlinit apo Parisit që ne prej 30 viteh kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona në anglisht. Dhe për këtë ata meritojnë respekt. Por kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne”, u shpreh Rama ndër të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments