Skandal i SPAK/ U çon fletë-arresti dy të vdekurve

Një skandal, është zbuluar në lidhje me 22 urdhër arrestet e lëshuara dje nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar për dosjen e shumëpërfolur 339, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave në Durrës dhe laboratorin e kokainës në Has.

Mësohet se 2 nga 21 komisionerët për të cilët u lëshua urdhër arresti, kanë ndërruar jetë muaj më parë.

Bëhet fjalë për komisonerët Kasem Lala dhe Besim Bregu. Sipas SPAK komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë çrregjistruar nga familjarët e tyre.

Ky skandal është mësuar ndërsa policia ka shkuar për t’i ‘arrestuar’, pas lëshimit të urdhër arresteve, por është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Lala ishte pjesë e qendrës së votimit nr.1335, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, bashkë me të pandehurit e tjerë që janë Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi. Ata akuzohen se kanë lejuar votimin në emër të personave të tjerë për 7 raste.

Bregu ishte pjesë e qendrës së votimit nr. nr.1336, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, bashkë me të pandehurit e tjerë që janë, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala. Ata akuzohen se kanë lejuar votimin në emër të personave të tjerë për 23 raste.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments