Skandal/ Dy gratë e komisionerëve të vdekur përgënjeshtrojnë SPAK: Kanë vdekur që në 2018

Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, komisionerit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, dhe Mimoza Lala, gruaja e Kasëm Lalës, komisionerit të Partisë Socialiste mohojnë që burrat e tyre të vdekur të kenë lidhje me hetimet e dosjes 339. Pas publikimit në media të pretendimit të SPAK se nuk kishte mundësi të bënte arrestimin e Besim Bregut dhe Kasëm Lalës, pasi ata kishin ndërruar jetë më herët, Nafije Bregu dhe Mimoza Lala kanë një version totalisht tjetër. Bregu thotë se i shoqi i ka vdekur që në dhjetor të vitit 2018, dhe se i ka kryer procedurat sipas ligjit, duke e ç’regjistruar brenda 40 ditëve nga regjistri i Gjendjes Civile.

“Bashkëshorti im ka 2 vite që ka ndërruar jetë, jemi rebeluar si familje kur kemi parë emrin e tij në lajme. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me dosjen 339. Ai ka qenë komisioner por s’ka lidhje. Bashkëshorti im ka vdekur në 28 dhjetor të vitit 2018, dhe që pas vdekjes e kemi ç’regjistruar sipas kigjit. Nuk e kuptoj ose thonë që nuk është ç’regjistruar, kur unë që pas 10 ditësh plotësova dokumentat për ç’regjistrimin e tij.”,-thotë Nafije Bregu në një prononcim për News 24.

Gjithashtu edhe Mimoza Lala, thotë se i shoqi ka qenë komisioner por s’ka lidhje me dosjen 339. “Bashkëshorti ishte komisioner i PS në zgjedhje. U lëndova shumë kur pashë emrin e burrit në tv. Burri im ka vdekur në tetor të vitit 2018. E kam ç’regjistruar bashkëshortin nga gjendja civile”,-thotë Lala.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments