SPAK firmos 22 urdhër arreste për dosjen 339

SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste sa i takon dosjes 339. Gjatë orëve të natës janë kryer disa aksione në Tiranë dhe në Durrës, të cilat kanë konkluduar në arrestimin e disa personave, emrat e të cilëve nuk dihen ende.

Mësohet se në total janë lëshuar 22 urdhër të firmosura nga GJKKO dhe të kërkuara nga SPAK. Pjesa më e madhe e tyre më Tiranë dhe Durrës. Një pjesë janë personazhe lokalë, funksionarë që kanë dalë në përgjimet e transkriptuara nga SPAK.

Mësohet se jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg. Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitje.

Ky operacion është zhvilluar gjatë orëve të natës, në Tiranë dhe Durrës, ndërsa për këtë dosje ka patur edhe më herët të arrestuar.

“Dosja 399” është ndarë në disa fraksione ku po hetohet trafiku i drogës dhe shitblerja e votave. Në maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim një nga fraksionet e dosjes së famshme 339. Dosja me 24 të pandehur, mes të cilëve anëtarë të grupit të Avdylajve të Shijakut si dhe të dyshuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për një sërë veprash penale mes të cilave “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Prokurorisë, ata janë përfshirë në role të caktuara në trafikim të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si edhe për përgatitjen e heroinës në laboratorin e ndërtuar në fshatin Brenog të Hasit.

Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “VolVo 4”, në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.

Laboratori ishte ngritur në një zonë të thellë malore, brenda dy kapanoneve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments