Ulsi Manja: Edhe nëse e shkarkojmë sot Presidentin, vendimin final e jep Kushtetuesja

Kreu i Komisionit Hetimor për Metën, socialisti Ulsi Manja po raporton në Kuvend gjetjet e Komisionit dhe u shpreh se edhe nëse deputetët ngrenë kartonat për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që do japë vendimin final.

“Për të qenë të qartë për opinion publik, edhe nëse seanca plenare voton kërkesën për shkarkimin e Presidentit, është Gjykata Kushtetuese ajo që jep verdiktin fianl. Lidhur me raportin që ju keni përpara dhe që është voluminoz, për të cilin ky komision ka administruar prej një viti të gjitha faktet dhe provat, Komisioni kishte për qëllim ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit të Republikës”, tha Manja ndër të tjera.

Në mbyllje të punimeve të veta dhe në hartimin e raportit final, Komisioni Hetimor i ngritur nga mazhoranca vlerësoi se kreu i shtetit nuk ka bërë shkelje të rënda që të justifikojnë shkarkimin.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments