Juventus shpallet kampion i Italisë ( VIDEO)

Dy javë para fundit të kampionatit, Juventus shpallet kampion i Italisë.

Bardhezinjtë fituan në fushën e tyre me rezultatin e pastër 2-0 me Sampdorian, duke u shkëputur me 7 pikë nga Interi i vendit të dytë, për të siguruar matematikisht trofeun.

Golat për Juventusin u shënuan nga Ronaldo në minutat shtesë të pjesës së parë dhe Bernardeschi në të 67’ (Ronaldo humbi një 11-metërsh në fundin e takimit).

Ky ishte titulli i 9-të radhazi për “Zonjën e Vjetër’ dhe i 36-ti në historinë e klubit më të titulluar në Itali përsa i përket kampionateve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments