Meta: I sigurova ambasadorët se do të dekretoj menjëherë marrëveshjen e 5 qershorit

Presidenti Ilir Meta reagoi në “Facebook” pas takimit që pati me ambasadorët e BE në Presidencë.

Meta tha se gjatë takimit u ka dhënë garanci diplomatëve se nuk do të bëhet pengesë për marrëveshjen e 5 qershorit.

Nga ana tjetër, ai kërkoi që diskutimet për çështje të tjera të jenë konsensuale.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. ”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments