Shahini në Kuvend: 11 rektorë kërkuan zgjedhje në Universitete

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar në parlament se zgjedhjet në Universitete janë kërkuar nga vetë Rektorët e Universiteteve.

Ajo tha se në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Më tej shton se vetëm rektori i UT Mynyr Koni nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan zgjedhje.

“Zgjedhjet në UT janë plan i ri zhvillimor. Ngjarjet e zgjedhjeve në universitete janë të qeta, nuk përfshinë debate mes institucioneve.

Mënyra si funksionon që rektorët kërkojnë datë për zgjedhjet para skadimit të mandatit. Në janar 2020 rektorët kërkuan datë për muajin maj kur skadonte mandate.Jemi të gatshëm të subvencionojmë universitetet për mjetet anti- plagjiaturë por vetëm të pastrohet arsimi i lartë në kërkimet shkencore të reme studimet e rreme.

Për shkak të pandemisë me kërkesë të strukturave të institucioneve të lartë u shty dy herë data e zgjedhjeve. Kërkuam nga institucionet e arsimit të lartë të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet. Paralelisht kërkuam kthimin e studentëve në auditore. Qindra mesazhe më erdhën mua pasi kishi nevojë për këtë kthim.

Në fund të qershorit 11 nga 12 rektorët e Shqipërisë kërkuan zgjedhje sa më shpejt. Pasi me kthimin e pandemisë në shtator mund të shtyjnë zgjedhjet pafundësisht. Kufizimet janë hequr, studentët dhe pedagogët janë të ftuar të Vetëm rektori i UT nuk ka qenë pjesë e rektorëve që kërkuan për zgjedhje. Por s’mund të injorojmë 11 rektorët e tjerë”, tha Shahini.

Kurse deputetja Fatjona Dhimitri i drejtohet duke thënë se Shahini ka shkelur urdhrin e Ministrisë së Arsimit kundër përhapjes së pandemisë.

“Keni marrë 3 vendime të paligjshme në universiteti. Shkaku dihet ishte dhe është pandemia. Gjendja e jashtezakonshme ka mbaruar kurse defakto vazhdon sipas oreksit të kryeministrit. Keni shkelur urdhrin e ministrisë së Arsimit. Lëreni pak të qetë rininë se e keni trullosur fare”, tha deputetja Dhimitri.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments