Rama vazhdon talljen me Hajdarin: I rezistoi shpalljes tradhëtare

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke falenderuar opozitën parlamentare, veçanërisht deputeten Rudina Hajdari për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Dëshiroj të them  disa fjalë për votimin e sotëm për marrëveshjen e qershorit mes PS dhe PD e aleatëve të saj si pakicë, jashtë këtij parlamenti.

Dëshiroj ta filloj me 1 falenderim për grupet e opozitës parlamentare, kryetarët e grupeve dhe zonjën Hajdari posaçërisht duke qenë se ka luajtur rolin e saj dhe i ka rezistuar dhe shpalljes si tradhëtare nga ana juaj e ka kontribuar bashkë me ju për nënshkrimin e marrëveshjes mes nesh dhe jush pra shumicës dhe pakicës që i hap rrugë votimit sot më shumë sesa thjesht aritmetike. Do të ishte mirë që edhe Myslymi, zoti Murrizi dhe të tjerë bashkë me të, të mos e firmosnin me rezervë marrëveshjen mes nesh dhe ta votonim duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë.

Se ne jemi të vetëdijshëm për parlamentin dhe se ky parlament nuk shfrytëzon rastin për të anashkaluar këtë realitet por shpreh vullnetin për tu dhënë të gjithëve mundësi në zgjedhjet e ardhshme. Nuk është sekret e kam thënë në këtë sallë dhe e kam përsëritur se unë personalisht nuk e votoj me zemër por me mënjdje marrëveshjen e 5 qershorit. Me mendje në sesnin që jam i vetëdijshëm për vlerën që ajo ka.

PD i them se kjo është PS kjo jemi ne dhe skemi kohë për akuzat për diktatorë dhe diktatura”, tha Rama.

Më tej ai ka komentuar dhe protestën kundër mbylljes së lokaleve me muzikë. “Protestë dixhitale në lidhje me masën e fundit të ministrisë për mbylljen e diskove të klubevet e natës dhe mjediseve me muzikë gjë që ishte një dosmodoshmëri në kushtet kur gjithçka tjetër vihet në pikëpyetje nëse njerëzit mblidhen dhe ngjeshen si sardele”, shtoi ai.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments