Gazmend Koduzi/ Çdo gjë në shërbim të dështimit qeveritar.

Shqipëria po kalon një situatë jo normale sipas të dhënave zyrtare, dhe nisur nga lajmet e këqija qeveria është në fazën e parë të mjerimit, që është mohimi. Por, qeveria jonë ka 5 muaj në mjerim, dhe nuk pranon të kalojë në fazat e tjera për zgjidhjen e situatës, që janë: zemërimi, pazari, depresioni dhe pranimi mjerimit ku ka rënë. Mohimin e ka justifikuar gjithmonë duke ja hedhur fajin institucioneve të ndryshme. Në fillim kryem atë që na këshillonte OBSH, pastaj kryem çdo gjë që këshillonte Komiteti Ekspertëve, dhe së fundmi u vu në shërbim edhe Akademia e Shkencave e udhëhequr nga shoku Skënder Gjinushi.
Çdo studim që ndihmon në sqarimin e situatës, informimin e institucioneve publike për të kryer ndërhyrjet e duhura bazuar në evidencë,por edhe të publikut që është i etur për informacion, janë të mirëpritura.
Por kur lexon të dhënat paraprake të studimit, të kryer për praninë e antitrupave anti-COVID midis pacientëve të katër qendrave shëndetësore të Tiranës, gjendesh para shumë pikëpyetjeve, nga ato metodologjike, deri te rezultatet e nxjerra.
Asnjë nuk na thotë metodologjin e përdorur, nëse është një studim epidemiologjik cross-sectional për të matur prevalencën e personave të infektuar në vend, është mostër përfaqësuese, struktura e pacientëve që ju është marrë gjaku për analizë, historiku I sëmundjeve të mëparshme apo shoqëruese, etj. Kur shikon rezultatet, duket sikur një qendër shëndetësore ka qenë në Wuhan (17.5%), një në Zelanë të Re (0%), një në Korenë e Jugut (2.8%) dhe një në Gjermani (6.3%), dhe jo në Tiranë, ku ndarja gjeografike nuk përbën asnjë rëndësi, për shkak të afërsisë dhe lehtësisë që përhapet virusi.
Zakonisht, rekomandimet jepen bazuar në gjetjet e studimit, por çuditërisht rekomandimi i parë, për ndalimin e lehtësimit të masave hapëse, që shkon në të njëjtën linjë me aksionin e ministrisë së shëndetësisë, për mbylljen graduale retroverse, nuk ka asnjë bazë në gjetjet e studimit.
Kujt ti besojmë në këtë rast, rekomandimit të ekspertit që në fillim të situatës thanë që do kemi 18 mijë vdekje apo “gjetjeve” të studimit se kemi vdekshmëri 0.1% , apo 10 herë më të vogël se vlerësimi ndërkombëtar?
Sa do që të përpiqen shkencëtarët e institucionit të drejtuar nga ish-ministri komunist, së bashku me punonjës të ministrisë së shëndetësië, asgjë nuk mund ta shpëtojë nga përgjegjësia Ministrin e Shëndetësisë.
Shërbimi I fundit që mund t’i bëjë shqiptarëve Znj. Manastirlliu, është që së bashku me Komitetin e famshëm të japin dorëheqjen, dhe t’ja lënë vendin një ekipi të përbërë nga profesionistë, që do e menaxhojnë situatën bazuar në evidencë, ekspertizën shkencore ndërkombëtare dhe dëgjojë zërin dhe përvojën mjeksore të profesionistëve vendas.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments