Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në Presidencë, takim me Ilir Metën

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është parë sot të ngjisë shkallët e presidencës. Burimet thanë se ambasadorja Kim është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes zyrtares së SHBA dhe kreut të shtetit vjen pak orë para mbledhjes së këshillit politik të thirrur nga maxhoranca, pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të bisedës ishte pikërisht marrëveshja e 5 qershorit e firmosur mes palevë.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, ka qenë mjaft kritik në qëdnrimet e tij sa i takon ndryshimeve kushtetuese.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments