Zidane: “Jam shumë i lumtur. Mes gjërave që kam fituar, ky titull ka një shije të veçantë.

Ky trofe, i 34-ti në historinë e Realit në La Liga, ka një shije të veçante për trajnerin Zidane dhe për të gjithë ambientin në Madrid. Një meritë të padiskutueshme në këtë ka tekniku spanjoll i cili arriti ti marrë më të mirën një grupi që dukej në fund të ciklit. Shifrat e Realit pas rifillimit të sezonit të impojnë respekt, 10 fitore në 10 ndeshje, një ecuri perfektë e cila u kurorëzua me titullin kampion. Zidane është një personazh që ka fituar shumë, ka fituar gjithçka si lojtar ashtu dhe si trajner, por ky titull ka një specifikë ndryshe, pasi vjen pas një periudhe ku e gjitha bota vuajti dhe vijon të vuaj pasojat e Covid-19:

“Jam shumë i lumtur. Mes gjërave që kam fituar, ky titull ka një shije të veçantë. Pas gjithë këtyre muajve në shtëpi u rikthyem dhe u stërvitëm në një mënyrë të veçantë. U treguam të zotë duke fituar titullin në Spanjë, që për mua është më i vështiri. Besoj se suksesi jonë ka të bëjë me sakrificën e madhe të të gjithëve. Nuk e di se çfarë do të bëj tani por jam shumë i lumtur”, u shpreh Zidane në konferencën për shty pas ndeshjesh. Një tjetër protagonist absolut i këtij sezoni të Realit ishte dhe kapiteni Sergio Ramos, i cili mori përsipër edhe rolin e “bomberit” duke i dhuruar shumë pikë: “Qëndroj këtu për aq vite sa dëshiron presidenti. Jam i lumtur dhe dëshiroj të mbyll karrierën këtu. Nuk ka asnjë problem nga ana ime. Zidane? Ishte çelësi i suksesit, kapiteni i anijes. I dha shumë besim lojtarëve dhe u ndjemë të gjithë të mbrojtur. Të gjithë besojmë tek ai. Shpresoj të vlerësohet dhe të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur”, u shpreh kapiteni.


Florentino Pérez:
 “Ai ishte ai që më solli si lojtar dhe në fund do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij. Pastaj historia ka vazhduar dhe falë tij.”

Trajner më i mirë se lojtar: “Jo jo, jo kaq. Ata janë gjëra krejtësisht të ndryshme, por unë kam qenë trajner për katër vjet, ndërsa lojtar për gati 20 vjet. Do të shohim si jam zi trajner për më shumë vite”.

Marrëdhënia me lojtarët: “Marrëdhënia ime është e mirë, ashtu si duhet. Kemi kaluar në periudha të vështira por marrëdhënia ka qenë gjithmonë e mirë me të gjithë. Ata janë profesionistë dhe respektues, por unë jam shumë i interesuar për marrëdhëniet e shkëlqyera që ata kanë me njëri-tjetrin. Kapiteni ynë është referenca jonë , shembulli ynë, për të gjithë, jo vetëm për mua si trajner. Kemi katër kapitenë të shkëlqyeshëm por të gjithë tifozët e Madridit ndjehen të identifikuar me të “.

La Liga historike: “Ndihem shumë i lumtur. Kjo Ligë ka një aromë të veçantë, pas dy muajsh në shtëpi ne përgatitemi në një mënyrë tjetër dhe arritëm një Ligë, e cila për mendimin tim, ky konkurs është më e vështira për t’u arritur. Duhet shumë sakrificë dhe jam shumë i lumtur “.

I emocionuar: “Unë jam shumë mirënjohës për lojtarët. Unë kam rolin tim por kjo skuadër është një gjë shumë e madhe. Është një emocion i jashtëzakonshëm sepse është shumë e vështirë të fitosh Ligën. Kampionët janë Kampionët, por kjo Ligë më bën më të lumtur. Sepse LaLiga ishte trofe shumë i rëndësishëm për ne këtë sezon.”

Real Madrid fitoi 10 ndeshjet pas rifillimit të La Ligas, ndërsa ky është titulli i parëpas rikthimit të Zidanes në stolin e madrilenëve.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments