FIFA ka zyrtarizuar datat e Kampionati Botëror që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.
Stadiumi ‘Al Bayt’, një arenë me kapacitet prej 60 mijë spektatorëve që merr emrin dhe formën e tij nga çadrat tradicionale të përdorura nga popujt nomadë në rajonin e Gjirit, do të jetë stadiumi që do ta hap Botërorin të hënën 21 nëntor 2022 në orën lokale 13:00.
Ndeshjet e fazës së grupeve janë në fashat e orareve: 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00, ndërsa takimet e fundit të grupeve do të luhen në orën lokale 18:00 dhe 22:00.
Stadiumi Ndërkombëtar ‘Khalifa’ do ta mirëpresë ndeshjen për vendin e tretë më 17 dhjetor. Finalja dhe fundi i Botërorit do të luhet më 18 dhjetor në orë 18:00 në ‘Lusail Stadium’ para një turme me 80 mijë tifozë.



Total 0 Votes
0
0