Myslim Murrizit i ‘shpëton goja’, pranon marrëveshjen e fshehtë me Ramën (VIDEO)

Heqja e koalicioneve parazgjedhore ka qenë një kërkesë e Partisë Socialiste! Lajmin e ka pranuar “padashje” kreu i grupit parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Murrizi u përplas me gazetarët Bledian Koka dhe Mentor Kikia duke iu sqaruar se ai kishte kërkuar vetëm lista të hapura, ndërsa koalicionet donte t’i “eliminonte” Rama.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, deputeti Murrizi ka lënë të nënkuptuar që dakordësia është arritur në një nga dy takimet e zhvilluara me Taulant Ballën dhe kryeministrin Edi Rama, edhe pse palët pas çdo mbledhjeje pohonin se nuk kishin gjetur rrugë të përbashkëta.

Murrizi: Se kam kërkuar unë heqjen e koaliconeve parazgjedhore. Po të kisha frikë kisha ikur me traget në ’97. Nuk ka qënë kërkesë e imja, heqja e koalicioneve, kam kërkuar që këto parti të masin “takatin” sa forca kanë.

Denis Minga: A j’ua ka kërkuar Rama këtë pikë apo jo se tha në Kuvend, jemi parti e madhe dhe kemi interesat tona?

Murrizi: Po patjetër! Kjo nuk është kërkesë e imja po them.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments