Karagjozet e “Opozites parlamentare” ndërrojne mendje, kërkojne uljen e pragut në 2%
Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kërkojnë uljen e prangut duke u shprehur se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet përfaqësimi i tyre në Kuvend. Maxhoranca ka kërkuar kohë, duke shtyrë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve në orën 18:00.
Propozimi i tyre është paraqitur sot në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, ku u diskutuan propozimet e opozitës së re për ndërhyrje në Kushtetutë. Në fjalën e tyre, deputetët Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kërkonin uljen e pragut, duke arsyetuar se vetëm në këtë mënyrë mund të rritet përfaqësimi i tyre në Kuvend. “Nuk është propozimi ynë por i anëtarëve të tjerë të opozitës. Për ne është i pajustifikueshëm,”- shpreh Hajdari. Ndërsa Murrizi dhe Lita pretendojnë se ulja e pragut zgjedhor do të krijojë më shumë hapësië për të zgjeruar spektrin parlamentar. Ndërsa deputeti tjetër, Andi Përmeti kërkoi saktësimin e një prej pikave të draftit të propozuar nga opozita. Përmeti kërkoi saktësimin e ndarjes së mandateve, duke shtuar se pragu nuk ka rëndësi përsa kohë që relatorët nuk kanë sqaruar se si do të bëhet futja e të zgjedhurve të popullit në Kuvend. Teksa deputetët opozitëtarë në momentin e fundit bënë një propozim të ri, relatorët e maxhorancës Klotilda Bushka dhe Alket Hyseni kanë kërkuar më shumë kohë. Të dy propozuan një takim me dy relatorët e opozitës për të përpiluar një draft final.
“Duhet shqyrtim. Kërkohët analizë pse ky prag më duket i ulët. Prangu 5% është frenues. Të mblidhen relatorët dhe të bien dakord,”-u shpreh Bushka. Ndërsa kolegu i saj, Alket Hyseni kërkoi diskutime: Caktoni një orë tjetër që të diskutojmë dhe kur të vijmë në mbledhje të kemi mundësi të kemi një draft të dakordësuar. Kërkoj mirëkuptimin e Stojkut, Murrizit, Hajdarit. Takohuni me relatorët e tyre, edhe në takohemi me relatorët e tyre dhe biem dakord.
Pas propozimit të Hysenit, ndërhyri deputetja Rudina Hajdari, e cila kundërshtoi shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se mund të diskutonin pa ndërprerje. Pikërisht në këtë moment ka ndërhyrë i revoltuar socialisti Bashkim Fino, i cili kërkoi mbylljen e mbledhjes, duke ironizuar edhe ndryshimin e “mendjes” së deputetët e grupit “Demokrat”. Në fund, u vendos që katër relatorët të mblidhen bashkë për të diskutuar, për t’u mbledhur sërish më pas pasditen e sotme në orën 18:00, për të miratuar më pas edhe ndryshimet e nenit 64 të Kushtetutës.
PJESË NGA DISKUTIMET E MBLEDHJES SË SOTME:
Manja: Në nismën e propozuar ka qënë pragu 5% dhe sot kemi një prag të ri. Relatorët e maxhorancës, zoti Hyseni dhe Bushka kërkuan kohë që të ulen me relatorët e tjerë për të gjetur një rrugë të mesme. Por edhe ne duket të kemi qëndrimin tonë. Unë propozojë që të mos humbim kohën e relatorëve, t’i adresojmë me shkrim dhe të mblidhemi sërish në orën 18:00 për t’i adresuar.
Hajdari: Ky argumenti që të mos humbasim kohë se duhet tëbëjmë kështu dhe ashtu për mua nuk qëndron. Kemi gjithë kohën e mjaftueshme për ta diskutuar. Kemi për detyrë dhe të shprehemi qartësisht. Relatorët marrin vendimin përfundimtarë. Nuk duhet të merremi me gjëra të tjera.Ajo që më shqetëson mua është që ndryshimet duhet të kenë afatgjatësi, disa nga sanksionimet që janë në Kushtetutë, t’i vendosim në kodin zgjedhor. E dimë që është një proces negocimi dhe jemi me maxhorancën. Nuk e përcaktojmë dot nëse do të shkojmë në një sistem tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Nëse ne jemi duke e riparë, më e mirë do ishte heqja e saj.
Fino: Kemi një draft përpara, jemi anëtarë të Komisionit, do na respektoni apo do talleni me ne? Kemi draftin 5% tani e duan ndryshe. Duam pushim të diskutojmë ndryshimin e ndryshimit. Të takohen relatorët dhe të mblidhemi sërish në orën 18:00. Ndryshe flasim kot. Ti shkuajnë relatorët.
Hysi: Neni 64 nuk miratohet, dhe i lidhet relatorëve që të shikojnë.
Përmeti: Ose unë dhe Zeneli e kemi kuptuar gabim ose… Nëse nuk e saktësojmë ndarjen e mandateve, nuk ka rëndësi pragu. Është fluskë sapuni nëse nuk e lidh me shpërndarjen e mandateve. Duhet qartësuar shumë mirë relatorët që ta kuptojnë qytetarët. Duhet sqaruar ndarja e mandateve, ndryshe çfarë kuptimi ka?
Hysi: Po ju jeni nismëtar, uluni me relatorët dhe sqarojeni këtë çështje. Kjo është nisma juaj, e keni firmosur vetë.
Përmeti: Nisma është e imja, dhe e votoj nëse është ashtu siç e thotë Rama në televizor. Nuk ndahet pragu kombëtar nga ndarja e mandateve
Hysi: Sot propozimi do miratohet. Ta mbyllim mbledhjen dhe të mblidhemi sërish.
Bushka: Të bëjmë një material të unifikuar dhe e kalojmë. Kush ka pyetje të na e nisi me shkrim në email, është e kotë ta humbim kohën këtu.
Ndryshimet që kërkon opozita e re
Mbledhja e Ligjeve vjen pas miratimit në unanimitet të premten, të nismës së 28 deputetëve të opozitës së re, që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe vendosjen e pragut në 5%, (kërkesë kjo që sot është ndryshuar në 2%). Ndryshimet do të diskutohen fillimisht nen për nen në komision, e më pas më 30 korrik do të votohen në Parlament.
Si do të ndryshohet Kushtetuta?
Në bazë të propozimeve të opozitës së re, Kushtetuta do të preket në dy nene, 64 dhe 68. Ndryshimi i nenit,64 i hap rrugë deputetëve të opozitës që duan të krijojnë një parti të re, të hapin listat dhe të rrisin pragun.Ndërkohë që ndryshime ka edhe në nenin 68. Si vijon paragrafi i parë i nenit 68:
1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.
(k.m;f.g/dosja.al)