Ish-kreu i bandës së Vlorës Zani Çaushi kërkon lirim me kusht: Jam rehabilituar, do të punësohem nëse dal nga burgu

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi i njohur tashmë për publikun shqiptar Zani Çaushi kërkon liri me kusht edhe pse është dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh.

Zani Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë, do të ketë shansin që më 17 korrik të paraqesë provat për lirinë me kusht.

BalkanWeb mëson se Zani Çaushi ka deklaruar se tashmë është rehabilituar, dhe nëse del nga burgu do të punojë pasi ka dhe fëmijë të mitur për të rritur. Nga ana tjetër gazetarja Lorena Kodra zbulon se kërkesa i është dërguar Gjykatës së Korçës me pretekstin se tashmë Zani Çaushi ka plotësuar vitet e caktuara në burg dhe mund të pëfitojë lirinë me kusht.

Zani Çaushi ishte një nga emrat më të famshëm të bandave të Vlorës në vitin 1997, përgjegjës për shumë vrasje të kryera nga banda e tij si dhe grabitjesh e vjedhjesh. Më pas ai u arrestua dhe prej dënimit të atëhershëm ka qenë në burgje.

Att
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments