Qeveria zyrtarisht është dorëzuar përballë situatës së covid-19 në vend.
Gazmend Koduzi
Qeveria zyrtarisht është dorëzuar!
Ditët e fundit, përmes 3 zyrtarëve të lartë të shëndetësisë, Ministrit, Zv. Ministrit dhe Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Kombëtare, qeveria ka pranuar se nuk ka strategji dhe është dorëzuar përballë situatës së covid-19 në vend.
– Z. Brataj tha që jemi në fazën e transmetimit komunitar, dmth qeveria nuk bën më testime dhe gjurmim të rasteve, por vetëm monitoron situatën.
– Ministri tha që nuk kryejmë testimin e pacientëve që shtrohen në spital se ulim vigjilencën e personelit shëndetësor,
– Zv. Ministri e kategorizoi si infeksion nozokomial (spitalor) covid-19 ndërkohë që jemi në mesin e një pandemie botërore dhe te ne shtohen rastet e reja me covid-19.
Kjo është një papërgjegjshmëri jo vetëm politike, por edhe teknike, ligjore, etike dhe morale përballë qytetarëve shqiptarë.