Pipero: Virusi qëndron në ajër, maska të bëhet e detyrueshme

Mjeku Pëllumb Pipero ka përsëritur se ka ardhur momenti që në vendin tonë përdorimi i maskës të bëhet me detyrim.

Ai është shprehur se OBSH ditët e fundit ka thënë që virusi qëndron në ajër, ndaj edhe maska duhet të bëhet e detyrushme. Pipero ka theksuar se maska të mbron 95% si të infektohesh ashtu edhe të infektohesh.

“Nëse i referohemi të dhënave të fundit OBSH ka thënë se virusi qëndron në ajër. Maska duhet të mbahet kudo. Ky Pëllumbi është kundër maskës, por tani jam pro për të qënë të mbrojtur. Ajo na mbron deri në 95%, si të infektojmë edhe të infektohemi. Dorezat nuk rekomandohen nuk janë të domësdodhme janë të dëmshme. Nuk i rekomandon askush. Maska është e domosdoshme është mjeti kryesor për mbrojtjen,” tha Pipero për news24.

Kujtojmë që ditën e sotme vendi ynë shenoi një rekord të zi, pasi gjatë 24 orëve 4 persona humbën jetën nga koronavirusi, ndërsa u shënuan 93 raste të reja me koronavirus.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments