Rama poshteron ambasadoren amerikane dhe BE…

Edi Rama tha sot në konferencë shtypi se do të përkrahë opozitën parlamentare, duke thënë se do të votojë propozimet e tyre ku futen heqja e koalicionëve, rritja e pragut dhe hapja e listave.

Ambasadorja amerikane dhe BE janë shprehur që Marrëveshja të mos preket e të votohet siç është firmosur me 5 qershor. Edhe nga Gjermania ka ultimatume të forta që Marrëveshja të mos preket.

Por sot kryeministri Rama hodhi poshtë Marrëveshjen e firmosur dhe tha se nuk ka asnjë forcë në botë ta bëjë të votojë siç duan ata (nënkupto ambasadoren amerikane dhe BE).

Tani pritet të reagojnë BE, veçanërisht Gjermania dhe SHBA ndaj këtij vendimi të ri të kryeministrit Rama që shkeli Marrëveshjen e preu në besë ndërkombëtarët./KOHA JONE/

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments