Rama: Mbështesim hapjen e listave, e duan qytetarët

Kryeministri Edi Rama tha se kishte mbështetur hapjen e listave pasi shumica e qytetarëve e kërkojnë një ndryshim të tillë. Përsa i përket marrëveshjes së 5 qershorit, Rama tha se PS ka shkelur mbi veten.

Kryeministri Edi Rama ka treguar se përse mbështesin kërkesat e opozitës së re për ndryshime. Në fjalën e tij, në konferencën për shtyp me gazetarët, Rama tha se kishte mbështetur hapjen e listave pasi shumica e qytetarëve e kërkojnë një ndryshim të tillë. 

Më tej, pas konfirmimit nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, edhe Rama u shpreh se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të prekej.

“Kemi vendosur të mbështesim një hapje të listave, që cdo zgjedhës të zgjedhë subjektin dhe të shpresë preferencën e tij për deputetin apo deputeten e përfshirë. Vendimi reflekton bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe qytetarësh shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice apo pakice qeverisëse dhe përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe më komode për një parti të madhe dhe por edhe për mua si kryetari i partisë, që në këtë rast duhet t’u jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë për mua prioriteti komoditeti im, por që PS-ja të reflektojë. E di që ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur edhe mbi veten, sepse ambicia jonë ka qenë e shprehur vazhdimisht depolitizimi i administratës zgjedhore. Kemi bërë një marrëveshje me opozitën parlamentare, kemi arritur të krijojmë edhe mirëkuptimin për konsensus të gjërë në parlament për ligje të rëndësishme që kërkonin shumicë të cilësuar. Kam thënë qartë se jemi akuzuar si pazarxhi. Aritmetika nuk na ka përkrahur në këtë proces, është çështje parimore,”-tha Rama. 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments