E fundit/ Rama del kunder SHBA dhe BE, mbeshtet Murrizin…

Edi Rama ka ndryshuar mendje dhe pasi ka vendosur të votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, tani do të mbështesë edhe Myslim Murrizin.

Deklarata është bërë nga vetë Edi Rama i cili ka dalë në një konferencër për mediat për të treguar vendimin e tij.

‘Ne kemi vendosur të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të shprehë preferencën e tij.

Është një vendim, i cili reflekton bindjen tanimë se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë, që shkon përtej një shumice apo pakice qeverisëse.

E di shumë mirë që ka një sëkëlldi, po ashtu ka edhe një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, por fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit e kemi realizuar me vullnetin më të mirë, duke shkelur edhe mbi veten për hir të vërtetës, sepse ambicia jonë, që përkon me nevojën e publikut dhe interesin e përgjithshëm të vendit, ka qenë depolitizomi i administratës zgjedhore, një rekomandim kyç i përsëritur në dekada i OSBE/ODIHR. Nuk ka ndodhur sepse e kundërshtonte deri në fund PD dhe grupi që ajo përfaqëson’, tha gjatë fjalës së tij Edi Rama.

Ky nuk eshte provokim ndaj opozites, eshte ndaj SHBA dhe BE, eshte rruga e izolimit qe zgjodhi sot Edi Rama per Shqiperine, me qellimin e vetem qe te rrije ne pushtet. Ai kerkon te shmange fundin si politikan, pa e kuptuar se po i rezervon vetes fundin si diktator-deklaron ne nje postim te tijin gazetari Enton Abilekaj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments