Shqipëria nuk përfiton/ BE ndihmon me 65 mijë maska vendet e Ballkanit
Bashkimi Europian ka bërë ditën e sotme një dërgesë të re me maska kirurgjikale FFP2 për disa nga vendet e Ballkanit, por në listën e shteteve përfituese nuk bën pjesë Shqipëria.
Shtetet që do të përfitojnë nga Bashkimi Europian dhe do të ndiohmohen me maska janë Kroacia, Mali i ZI, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërkohë që as Kosova nuk është pjesë e kësaj liste.
“Edhe pse konstatojmë zhvillim pozitiv të shkallës më të ulët të infektimit në disa zona, më tepër duhet të bëhet që të parandalohet përhapja e re dhe e mëtejshme e koronavirusit, ndërsa maskat mbrojtëse janë thelbësore në këtë luftë”, tha Lenarçiç, komisioneri europian për menaxhimin e krizave.
Komisioneri falenderoi Rumaninë, e cila e udhëheq të gjithë operacionin e dërgesës së këtyre maskave në rajon.
Përveç këtyre 65.000 maskave të reja, BE-ja u ka dërguar 370.000 maska mbrojtëse vendeve të cilat kishin nevojë.
Rumania dhe Gjermania janë vendet e para të cilat pranuan të jenë përgjegjëse për rezervat në territorin e tyre. Operacionet plotësisht janë të financuara nga ana e Komisionit Evropian.