PD nga Shkodra/ Thirrje Jozefina Topallit ti bashkohet demokrateve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka vizituar qytetin e Shkodrës ditën e sotme, ku po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet e kandidatëtëve për deputetë.

”Pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë javën e shkuar, sot kemi nisur mbledhjet në çdo grup seksion të degës së Shkodrës për të marrë propozimet e anëtarëve mbi kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo është faza e parë e një procesi të ri të përzgjedhjes së kandidatëve që ka filluar Partia Demokratike. Më pas do ketë edhe një fazë tjetër ku anëtarësia do të ketë rol domethënës në proces, që është faza e konsultimit të kandidatëve të seleksionuar. Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal.

”Nëse çdo individ me kontribut në Partinë Demokratike ka objektiv të vetin të kthejë demokratët në pushtet, apo t’i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite, sigurisht që e ka më shumë sesa detyrim. Një përfaqësues politik në të shkuarën i PD-së, ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Fakti që një individ humbet një pozicion të caktuar përfaqësimi, nuk nënkupton dhe nuk duhet të nënkuptojë në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Apeli im dhe thirrja ime është që kushdo ka marrë mbështetje nga demokratët, është momenti t’i kthejë mbështetje demokratëve për Shqipërinë mbi të gjitha por edhe për Partinë Demokratike”, tha Bardhi.

Në deklaratën e tij ai foli edhe për rikthimin e Jozefina Topallit, ku e la të hapur mundësinë e kandidimit të Topallit në listat e PD-së.

Bardhi u shpreh se Jozefina Topalli ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për PD, ndaj edhe dera për të është e hapur në PD.

”Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD.”

Bardhi përsëriti edhe një herë thirrjen e tij ndaj Kuvendit që të miratojë draftin për reformën zgjedhore.

”Dakordësia e 5 qershorit është në Kuvend. Unë gjej rastin të ripërsëris thirrjen që Kuvendi i Shqipërisë të mos vonojë asnjë sekondë më tej finalizimin, miratimin e ndryshimeve të propozuara me konsensus mes forcave politike. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike, nuk është momenti për provokime ndaj opozitës, është momenti të ngrihet Kuvendi në lartësinë e detyrës dhe t’i japë një shtysë inegrimit”, tha ai.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments