AKU ngre alarmin: Mos blini bukë të prerë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me anë të një njoftimi për mediat kërkon që qytetarët të marrin bukën të paprerë, pasi prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm.

AKU shkruan se referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj dhe ulë cilësinë e saj. Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celcius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm.

“NË VËMENDJE TË KONSUMATORËVE ️ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bazuar në opinionin e specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, sjell në vëmendje të Konsumatorit këshillën që produkti bukë të blihet i paprerë në njësitë e tregtimit të këtij produkti ushqimor. Prerja e bukës është një proces ndërhyrje mekanike që sjell prishjen e “guackës mbrojtëse” të këtij produkti ushqimor ndaj kontaminimit të mundshëm, si dhe prishjen e strukturës kimiko-fizike, duke ndryshuar cilësinë apo vetitë e produktit ushqimor, të tilla si: vlerat ushqimore, aroma, shija, etj. Gjithashtu, referuar opinionit të specialistëve në fushën e drithërave dhe të bukës, argumentohet se prerja e bukës sjell ngurtësimin e saj, tuli i bukës bëhet më i ashpër, lagështia pakësohet, duke humbur kështu freskia e produktit ushqimor, pra ulet cilësisë e tij. Ekspertët e shpjegojnë:  Së pari, me faktin e ndryshimit të konformacionit molekular të niseshtesë në 30 minutat e para pasi është prodhuar produkti; si dhe  Së dyti, aroma vazhdon të zhvillohet ndërsa produkti është në proces ftohjeje. Nga prerja e bukës ndodh ndërprerja e këtyre dy proceseve dhe për pasojë do të kemi një bukë të thatë pa porozitetin e duhur dhe me nivel lagështie të ulët. Gjithashtu, aromat karakteristike të këndshme të bukës rrezikojnë të mos formohen apo të zhduken, si pasojë e oksidimit të përbërësve kryesor. Vlen të përmendet edhe fakti se gjatë prerjes në feta rritet sipërfaqja e bukës dhe në kushte temperature më të lartë se 30 gradë celcius, rrezikohet formimi i myqeve dhe toksinave të dëmshme, si dhe kontaminimi ambiental i mundshëm. Për sa më sipër, prerja e bukës në feta për t’ u tregtuar më pas në vetë subjektin prodhues, apo në subjekte të tjerë tregtues, NUK REKOMANDOHET”, është ku njoftimi i AKU-së

Prerja e Bukës u ndalua në ditët e para të nisjes së pandemisë në Shqipëri. Prej muajsh shumë furra nuk e presin bukën, por ditët e fundit është para së është rikhtyer sërish fenomeni i prerjes së bukës pavarësisht urdhrit që është ende në fuqi.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments