Izolohet Shqiperia/ BE hap kufijtë më 1 korrik për 14 vende, Shqipëria nuk përfshihet në listë

Brukseli ka rënë dakord mbrëmjen e të premtes të hapë kufirin me 1 korrik për 14 vende, në Ballkan vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Shqipëria nuk është përfshirë në listë.

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur propozimin ku vihet re se vendi ynë është lënë jashtë, pasi në listë bëjnë pjesë vende të cilat kanë shkallë shumë të ulët infektimi.

Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magres (Algjeria, Maroku, Tunizia) ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia janë vendet me të cilat do të hapë kufijtë BE.

Jashtë liste kanë mbetur edhe SHBA, Rusia, Turqia dhe Arabia Saudite

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments