Tahiri: Më vjen ndot për detyrat që kam mbajtur, nuk jam si vemjet e tjera

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të përballet edhe një herë me gjyqësorin në shkallë të parë pasi gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të premten rikthim të çështjes së tij. Çështja Tahiri u shqyrtua në apel nga gjyqtarët Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara.

Tahiri gjykohet bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, i cili u dorëzua në polici vetëm pak kohë më parë.

Tahiri u dënua në gjykatën e shkallës së parë në shtator 2019 me pesë vjet burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa ai u shpall i pafajshëm për akuzën më të rëndë, atë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vetë Tahiri reagoi me zemërim pas vendimit.

“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse 3 vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha Tahiri.

I pyetur se “kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?”, ish-ministri u shpreh: “Mua realisht, nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që e zvarrit kështu gjykata, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë. Nuk kam asnjë emocion tani, përveç domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund procesit. Një gjë është e sigurt, që beteja fillon nga e para”.

“Duhet të shoh vendimin, unë si Ministër i Brendshëm, i drejtoja presidentit çdo javë një shkresë me emra konkretë gjyqtarësh dhe prokurorësh që kishin shkelur ligjin, e bëja publikisht jo nën rrogoz, siç në politikë kam qenë i hapur, i drejtpërdrejtë, nuk kam bërë asnjë kompromis me askënd në kurriz te asaj qe kam besuar, unë në këmbë do të jem prapë, i lirë ose jo’.

“Në politikë nuk kam bërë kompromis me askënd në kurriz të asaj që besoj unë. Nëse ky është dënimi, mirë se të vijë. Mua më intereson drejtësia. Pa asnjë diskutim kam bërë gabime. I jap të drejtë të gjithë atyre që më paragjykojnë dhe thonë “ky nuk futet në burg, ndërsa ai që ndërton pa leje është në burg”. Ju garantoj, nuk kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mia në politikë, por kurrë nuk kam bërë faj. Ika edhe nga posti i deputetit për t’u përballur si qytetar, jo si ata vemjet e tjera që janë përballur si pushtetarë. Po e pashë të arsyeshme, as më shkon në mend që t’i shkoj me gjykim të shkurtuar këtij procesi”.

1 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments