Nga Skerdjan Dhuli/ Koha për të gjithë

E enjtja që lamë pas në PD nxorri partinë në bazë për t’ua rikthyer atë demokratëve në një proçes demokratik për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet.
Momenti erdhi për të gjithë.

Rikthimi tek demokratët do të tregojë sa vlen lëkura politike, etike, morale, historike etj, e secilit prej nesh si dhe tregon vlerën e jashtëzakonshme të atyre që votojnë.

Rikthimi në bazë ju jep mundësi të barabartë të gjithëve. Sepse nëse demokratët e zonës (seksionit dhe grup/seksionit) të votojnë, atëherë rruga drejt përfaqësimit është e jotja. E ky parim rikthen në shtëpi edhe ata që disa prej 3 e disa prej 7 vitesh nuk janë dukur në opozitë. Nëse pretendojnë se demokratët ruajnë respekt, vlerësim politik e njerëzor dhe nëse ende kanë besim se lëkura politike e tyre vlen, atëherë gara është aty.

Kaherë është diskutuar për emra të ndryshëm ku pretendohet se “i do kryetari edhe pse nuk bëjnë asnjë votë”. E në sistemin zgjedhor aktual kjo gjysmë akuzë kaherë ka pasur vendin e saj, me këtë proçes brenda partisë këto akuza bien. Mundet që të kesh vota dhe të mos përgjigjesh nga komisioni i vlerësimit si kandidat (edhe për shkak të numrit të lartë të pretendentëve) por nuk mundet kurrsesi të përzgjidhet ai/ajo që nuk duan demokratët.

Njëkohësisht në provë do jenë edhe vlerat e përfituesve financiar të çdo pushteti, te nginjur me miliona e që këtë herë do duket guximi i tyre për t’u afruar ose jo. Sepse formulari që do plotësohet parashikon edhe deklarimin e pasurisë. A do ta kalojnë të gjithë këtë filtër ?

Këtij procesi të barabartë për të gjithë nuk kishin si ti shpëtonin edhe krerët demokrat të degëve. Për të qenë të barabartë me pretendentët e tjerë, edhe këta duhet të japin dorëheqjen nga posti që mbajnë çka i jep garës seriozitet dhe barazi.

Prandaj miqtë e mi, propozoni e votoni më të mirët ndër ne. Deputet nuk mund të bëhen të gjithë pretendentët por është detyrim për ne të propozojmë para shqiptarëve më të mirët.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments