Gjuzi: Rama më ka kërcënuar nga telefoni se do të më tërheqë zvarrë!

Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në parlament.

Mbi vendimin në fjalë, reagoi vetë Gjuzi, i cili në një lidhje direkte për emisionin ‘Shqipëria Live’ deklaroi se nuk i ka sjellë asnjë problem kryeministrit, përkundrazi sipas tij, ai i ka sjellë atij.

‘Çfarë etike kam ndërhyrë? I kam thënë kryeministrit (në parlament) mos gënje’, u shpreh Gjuzi, që deklaroi gjithashtu se ka marrë kërcënime nga numri i telefonit të kryeministrit Rama.

‘Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë’, tha Gjuzi.

‘Shpresoj që kryetari i Kuvendit, byroja parlamentare të shohin shkeljen e procedurave’, tha ai për ‘Shqipëria Live’.

Në vendimin për sjelljen e tij thuhet se sjelljet e tij janë të përsëritura dhe kanë penguar seancën. Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa iu dhënë e drejta e fjalës.

Pavarësisht se i është tërhequr vëmendja nga kreu i Kuvendit ai është ngritur nga vendi dhe i është drejtuar foltores, ku po fliste kryeministri Edi Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments