Fondacioni i konservatorëve britanikë/ Procesi i nisur nga PD jetik për demokracinë

Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, përshëndeti nisjen nga PD të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia.

Fondacioni i Partisë Konservatore veçoi rëndësinë e krijimit të Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike.

Në postimin e tyre në Instagram, Fondacioni shpreh krenarinë që ndihmoi PD në nisjen e këtij procesi model për demokracinë dhe për rajonin.

Image

Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe:

Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore.

Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik.

Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë.

Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri.

Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments