Befason Gjykata/ Nuk përfundon beteja per Tahirin, fillon nga fillimi…

Pas një procesi maratonë, Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të premte të prishë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rikthejë gjykimin nga e para në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin Tahiri.

Gjykata e Apelit ka zhbërë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke e kthyer çështjen në gjykatën e Posaçme.

Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen.

Sipas burimeve, nuk ka prova të reja dhe ç’ishte për t’u shqyrtuar nga dosja voluminoze është shqyrtuar por një vendim i tillë thjesht mban sërish ‘peng’ ish ministrin i cili ka tri vite dyerve të gjykatave shqiptare dhe larg politikës aktive.

Tahiri hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit dhe imuniteti për të vazhduar hetimin dhe procesin e drejtësisë si qytetar i thjeshtë. 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments