A ka një marrëveshje Meta-Rama për Eurobondin dhe KLSH? Meta: Nuk kam ndërmend të merrem…

Presidenti Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarët është pyetur nëse ekziston një marrëveshje me kryeministrin Rama, që sjell miratimin e Eurobondit nga Presidneti dhe miratimin e Arben Shehut si kryetar i KLSH nga Kuvendi.

Meta e ka mohuar ekzistencën e një marrëveshje të tillë, duke thënë që çdo ligj që nuk është në përputhje me Kushtetutën do të kthehet nga Presidenti.

“Nuk ekziston asnjë marrëveshje dhe nuk kam ndërmend të merrem me thashetheme. Ju e dini që Eurobondi u risoll pas mendimit të Bankës së Shqipërisë. I keni lexuar arsyet për ligjin e kthimit të kriptomonedhës”, tha Meta. 

Sa i përket një takimi me liderët e Kosovës dhe shqipërisë në një tryezë të përbashkët, Meta është shprehur i gatshëm, megjithëse këto kohë janë të vështira për shkak të situatës në të cilën ndodhet Thaçi dhe Veseli.

“Nuk është koha për protagonizma. Kosova është një shtet i pavarur, ka institucionet e saj, ka trreguar që momentet e krizave të vështira i zgjidh edhe më mirë se ne. Jam gjithmonë i hapur për t;u takuar me udhëheqësit e Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Në momente krizash ata fitojnë qetësinë që u duhet dhe bashkojnë vizionet në interesin e përbashkët”, tha ai.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments