Rama për akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit: Fletërrufe që hedh baltë mbi gjithë shqiptarinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka folur në lidhje me njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi aktakuzën e shpërndarë sipas tij me shpejtësi në media, si një fletërrufe, që përbalt mbarë shqiptarinë.

“Befasinë e mbrëmbshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se zyra e prokurorit të specializuar të Kosovës njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim, tribunalit speciales një aktakuzë, ku mes të tjerash Presidenti i Kosovës Thaçi dhe Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur të regjimit të Milloshevishti, themelues të UCK-së u dyshuakan për një krime që sfidojnë kufijtë më të largët të imagjinatës, vrasje, tortura dhe zhdukej.

Në fakt fjala dyshim kur lexon testin për tmerret e shpërndarjes së Jugosllavisë, që pa mbushur të 30-tat i hyn detit në këmëbë dhe duke vendosur jetën e tyre në pikëpyetje përballë të gjitha parashikimeve, sipas të cilave Kosova e pavarur ishte herezi ndërkombëtare. Dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë, një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kinez.

Një tekst i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik për ne që e kemi jetuar në rininë tonë, ngjan si një flet rrufe e revolucionit kinez. Fryma diskredituese e atij teksti e kthen atë në një rrufe që godet shumë më përtej dy emrave të përveçëm.

Ishte jo një aktakuzë, por një tekst, i cili nuk hedh baltë thjeshtë mbi Veselin, Thaçin, as vetë UÇK-në, por mbi vetë Kosovën dhe gjithë shqiptarinë”-tha Rama

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments