Teatri/ Malaj: U ndërtua nga fashistët, u prish nga neo-fashistët

 Sot, Parlamenti Europian, me kërkesë të Kryetarit të komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë David McAllister, do të diskutohet edhe për 17 majin në Shqipëri dhe shembjen e Teatrit Kombëtar, reagon edhe ish deputetja e LSI, Nora Malaj.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj shprehet ndër të tjera se, “kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtar u ndërtua në kohën e pushtimit fashtistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së paeudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit”.

Reagimi i plotë:

Përsëri për Teatrin në Parlamemtin Europian!

Sot, Parlamenti Evropian mblidhet sërisht për Teatrin.
Kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian z. David McAllister vë në dijeni se nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri.

Gjithashtu ai vuri në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare).

Takimi i komisionit parlamentar mund të ndiqet dhe online. Kush ka dëshirë është i ftuar ta ndjekë atë nga ora 16:45 deri në orën 18.45 nën linkun e mëposhtëm:
https://multimedia.europarl.europa.eu/…/afet-committee-meet…

Kur të kalojnë disa vite historia do të shkruaj se Teatri Kombëtar u ndërtua në kohën e pushtimit fashtistë , por u prish në kohën e udhëheqjes së paeudo Rilindjes , që mund të quhet pa frikë, në kohën e neofashizmit. Se kjo qeveri veproi turpërusht dhe me djallëzi , duke treguar sesa e dobët dhe e paaftë , trashëtare ishte.
Tashmë ka mbrritur ora të thuhen dhe të njihen ca te vërteta që dhëmbin edhe para ndërkombëtarëve, në shkatërrimin e dhimbshëm të trashëgimisë kombëtare nga qeveria e hajnve
“.

Image
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments