“Ju mund të jetoni fare mirë edhe në Shqipëri…. . nëse jeni pushtetar”

Nga Farie Kozeli

Këtë shprehje e has rëndom nëpër mjediset rinore. E thon shkujdesur të rinjtë nëpër kafene pa dijtur mbase se po bëjnë pohimin më të vërtetë e të dhimbshëm në ditët e tyre stresante.
Pastaj ulesh në kafe dhe dëgjon se biri/bija e ministrit, zv ministrit, drejtorit, kryetarit, studiojnë në angli, gjermani, usa, etj.
Eksploron instagramin dhe sheh se po ata fatlumë trashgimtar janë duke pushuar në Tajvan, ishujt Maldive e vende të tjera ekzotike. Do të gëzosh për ta, por ngarkohesh me dhimbje për vete.
Ti s’i ke njohur kurrë edhe pse jeni bashkëmoshatar. S’kish sesi të ndodheshe në të njëjtën shkollë të mesme. Ti ishe te gjimnazi “Gramoz Palushi”, ai ishte në kolegj në Vjenë. Ti ishe në universitet në Kamëz ai u rregjistrua në Frankfurt. Ti i bëje pushimet në Vlore, ai nisej me jaht nga Budva apo Igumenica. Ti jeton këtu dhe e do këtë vend, babi i tij e vjel atdheun.
Ty të vjen turp t’i kërkosh nënës dy mijë lekë për kafe, mami i tij aq lekë i blen grimca çokollate për luxin-qenin e luxit.
Ti mer diplomën mbas pesë vitesh përpjekje dhe punon shitëse në market, ai/ajo, bijtë pra, emërohen antar bordi te AMA apo këshilltar të ministrit ose nuk kthehen se menaxhojnë bizneset e babit jashtë shtetit dhe jo rrallë nuk kanë nevojë të punojnë gjatë 100 viteve.
Kaq mjafton të ulêrasësh deri në kupë të qiellit.
Vazhdojmë të pimë kafe e të shfletojmë almanakun e fotove artistike të atyre që na pinë gjakun e prindërve dhe tonin njëkohësisht.
Kjo klikë që ka uzurpuar çdo pushtet ka ndërtuar dy perandori. Njërën për popullin, për ne , ku dita nis me plane mbijetese dhe tjetrin realitet për vete, për ata një grusht njerëzish, të cilët lundrojnë në pasuri të pamerituar.
Nuk ndihem utopike dhe nuk pres barazi sepse sistemi është i konkurencës dhe vlerave, por ndihem keq kur konstatoj se antivlera quhet virtyt.
Si zgjidhet ?
Pak di, por reagim duhet shumë dhe pakompromis. Luftë të keqes!!!!

Por si mund të jetohet mirë?!!
Dhe jo vetëm materialisht, por edhe intelektualisht e shpirtërisht…. trup-mendje….shpirt…. në një shoqëri të korruptuar?!!!!

“Vetëm dikush aq i çmendur sa të besojë se mund ta ndryshojë botën, me të vërtetë e ndryshon atë”—thoshte Steve Jobs.

Në rastin e Shqipërise, korrupsioni është i thellë, deri në qeli. Që të arrijë në nivelin e shtetit të së drejtës, ku ka arritur sot Perëndimi, Shqiprisë do t’i duhen shumë vite.
Nëse do bëhet me aksion, apo do vijë në mënyrë natyrale, këte nuk e parashikoj dot sepse është një kulturë e tërë korruptimi.

Sipas meje kjo arrihet duke luftuar korrupsionin në forma dhe mjete të ndryshme gjithnjë duke reaguar…..
Ka kohë që kam hequr dorë nga ideja për të ndryshuar botën, se nuk jam aq e krisur ama diçka të vogël mundë të bëjmë për të ndryshuar sado pak këtë situatë…..

Si është te jetosh ne Shqiperi? Nga t’ia fillosh ne fakt?
Po ia filloj me punen, s’ka. Shumica do thonë, punë ka sa të duash ka por s’ka profesionistë… madje këtë e ka thënë edhe Kryeministri jonë i dashur…. mesazhin nxirreni vet!!!!
Shoqëria jonë ndahet në dicka mes tradicionales dhe asaj modernes, internetit. Ajo tradicionalja ka ngel akoma me ”ca ke qe shef”, apo gangesterat me makina tip i fundit që sillen andej këndej me ra në sy dhe nuk do tja dijë se çfarë po bëhet me këtë vend…
Ajo modernia, e internetit, perfshin memet.
Sa në terezi e kemi…..
Vdesim te injorojme njëcik, mbarojmë të bëjmë njeçik ironikun, shkatërrohemi duke qesh kur tallim dikë dhe i shkatërrojmë jetën. Por pjesa më e bukur e kësaj shoqërie, është se shqiptarët, jane popull i urtë….
Kurrë nuk e ngrejmë zërin atje ku duhet…. madjee kur na shkelin me këmbë i duartrokasim….. sa bukur!!!!!
Nuk ndihen edhe kur ua fusin (ndjesë per fjalorin), janë si delet, aq të mira, duken aq të pafajshme, dhe kanë frikë….. Por me njeri tjetrin jemi si ujqer… Gjithmone themi se duam ndryshim, por une dua te ndryshoj pasi ti të ndryshosh, edhe ti, edhe ti, une pak më vonë….
Duam aq shumë të ikim nga ky vend saqë ndonjëherë themi, sikur të na pushtonin si dikur…. Madjee sot lutemi të na pushtojnë… se ne nuk dimë të udhëheqim!!!!

Kur na pyesin pse don të ikësh nga Shqipëria?!!
Pergjigjemi…

PER NJE JETE ME TE MIRE

KY VEND NUK BEHET

PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE SEPSE NE KETE VEND SKA PRESPEKTIVE

NGA E KEQJA PASI TE EMIGROSH NUK ESHTE FUSHE ME LULE

LOTARIA KA MBETUR SHPRESA E TE RINJVE NE JETE VEND

LARG HALLEVE, LARG FUKARALLEKUT

PER TE MOS ME E PA SHQIPERINE ME SY SE ESHTE BERE PER FAQE TE ZEZE

EKONOMI E DOBET, PAPUNESI, POLITIKANE TE PASKRUPULLT

JETA ESHTE E VESHTIRE

TE JETOJME SI NJEREZ…….

Po këtu tek ne pse nuk ecën xhanëm?!!
Apo puna është pse të mos mundohesh të mos ikësh?!!!
E kush tha që gjërat e bukura e lumturia vikan shpejtë?!!
Të paktën unë kam mësuar që duhet të mundohesh që të fitosh në jetë.

Jo të gjithë kanë fatin të jenë fëmijë ministrash,politikanësh, drejtorash apo kryetarësh…..
Nuk ka fitore pa dhimbje…..
Pse të mos e trajtojmë edhe çështjen të rrish në Shqipëri apo jashtë në këtë këndvështrim?
Kemi motive sa të duash për qendruar, aq sa dhe për të ikur, thjesht varet nga mentaliteti dhe mendimet që ushqejmë brenda vetes….
Shpresojme për ditë më të mira🙏🙏🙏

4 1 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments