Maliqi shantazhon Ramën/ Kam video në lokalin e Dash Pezës, do t’i nxjerr një nga një. ‘Do ta zhvesh lakuriq’

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi në një deklaratë për media ka shantazhuar kryeministrin Rama, duke i thënë se do i nxjerri videot që ka nga lokali i Dash Pezës.

Ai është shprehur se Rama ka frikë që të përballet me të në interpelancë në Kuvend, ndërsa është shprehur se do ta “zhveshë” Ramën, duke i publikuar videot që ka, të cilat sipas tij tregojnë që Rama është skenaristi i 21 janarit.

“Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie, pasi ka humbur jetën një nga figurat më të mëdhenj, Moikom Zeqo. Zoti merr njerëz të mirë dhe ngre në piedestal njerëz lakuriq, të cilëve u ka rezervuar një vend në parajsën e ferrit.

Unë që në qershor të vitit të kaluar kam bërë 2 kërkesa për interpelancë. Dje në mungesën time, duke parë që nuk isha në rreshtin e tij,

Nëse ky është burrë, do të jetë përballë meje në Parlamentin e Shqipërisë dhe do ta zhvesh lakuriq. Nuk mungojnë videot dhe kamerat e këtij skenaristi të 21 janarit. Edhe ai i infiltruari që kishte dhe nuk është dënuar asnjëherë, duhet të hetohet.

Pasi nuk e mori pushtetin me dhunë, bëri ç’është e pamundur për të bërë pazare me krimin.
Unë di shumë për të. Do ia tregoj të gjitha një nga një. I them shqiptarëve që ky njeri ka frikë nga koalicionet. Mos të kujtojë Rama se nuk kam video në lokalet e Dash Pezës”, tha Maliqi ndër të tjera.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments