Kryemadhi: Vetëm po u çmenda bëj marrëveshje me Ramën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga studio e “Opinion”, se do të shkojë së bashku me PD dhe partitë e tjera në zgjidhje. Njëkohësisht ajo la derën e hapur për partitë e tjera, ndërsa mohoi kategorikisht një rikthim në koalicion me Edi Ramën.

Fevziu: Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje?

Kryemadhi: Patjetër. Ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 Prill, nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marr angazhimin për të shkuar në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Fevziu: Marrëveshja juaj me PD është definitive?

Kryemadhi: Është definitive dhe për këtë janë njohur  të gjitha strukturat e partive.

Fevziu: Pra ju si LSI do shkoni me PD dhe nuk keni ndonjë shans të riktheheni  tek Rama në ndonjë koalicion të mundshëm?

Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale.

Fevziu: E mundni Ramën të gjithë bashkë?

Kryemadhi: Sigurisht, është në  minorancë. Është superminorancë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments