“Sonte”-Poezi
Sokrat Turtulli
Sonte dua të fle me eren tende,
Me parfumin tend nën lekuren time.
Sonte, Hëna, yjet le të flenë mbi kodra,
E të më lenë të vetëm në kujtime.
Sonte nates do puth çastet tona,
Sonte çastet paskan tjeter ngjyrim.
Sonte nuk dua dita të agoj mengjesit,
Sonte nuk dua jo, parfumi im.
Sonte do fle me ty dhe syrin tend,
Sonte fli me mua deri në zgjim.
Sonte puthma frymen si puhize ere,
Sonte, vetëm sonte, parfumi im.
Total 1 Votes
0
1