Rama flet pas deklaratës të Hajdarit: ‘Ujqërit sot morën përgjigje’

Kryeministri Edi Rama  ka reaguar pas deklaratës befasuese të deputetes Rudina Hajdari e cila kur mori fjalën në Kuvend tha se mbështet reformën në drejtësi pavarësisht se kjo reformë, sot i shkarkoi të ëmën gjyqtare, Fatmira Hajdarin.

Rama ndërsa i përgjigjet për marrëveshjen për Reformën Zgjedhore dhe premtimin për lista të hapura, në një moment ka thënë se i beson ato që thotë Hajdari, se qëndroi në parlament për shqiptarët dhe jo për arsye personale (shpëtimi i të ëmës nga Vettingu).

“E bëri për inegrimin dhe popullin për atdheun unë i besoj këto  që thotë zonja Hajdari por e bëri që të mos depolitizohet sistemi i administrimit…”, tha Rama.

Ndërsa Hajdari u shpreh e penduar për marrëveshjen e “Zgjedhores” që ajo nënshkroi në Këshillin Politik, duke thënë se i vjen neveri nga ajo tryezë ku nuk u vendos në të mirë të shqiptarëve, Rama për këtë fajëson vetë ata për mungesë eksperience.  “Por ja që eksperienca bën të vetën dhe kur eksperienca mungon atëherë mbrapa vjen dhe fatura. Ka një gjë në politikë që smund të kapërcehet dhe ajo është kohë. Ju e kapërcyet atë moment kohor duke u mjaftuar me rënien e daulleve për lista të hapura”, tha Rama.

FJALA E PLOTË E RAMËS: Zonja Hajdari ju dëgjova me vëmendje, nuk mund ti shmangem replikës edhe pse do të doja që në këtë moment të mos shprehem publikisht përderisa ka një proces që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që  po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes që ju personalisht së bashku me 3 anëtarët e tjerë të KP keni firmosur në selinë e një ambasade mike.

Por natyrisht që përderisa ju iu referuar atyre dhe më kërkoni mua llogari për shkallët unë kam detyrimin tju jap shpjegimin tim. Ajo çfarë kam thënë unë më parë kohë më parë kur opozita jashtëparlamentare ishte rrugëve dhe kërkonte për rovolucionin permanent ka qenë që të mos humbisnim kohë dhe të uleshim në tavolinë ne dhe ju e të diskutonim  adresimin e rekomandimeve të OSBE për të mbyllur më herët detyrimin dhe pastaj kam thënë që do të diskutojmë një shkallë të dytë.

Ju asnjëherë nuk më dëgjuar përkundrazi  refuzuat dhe këtu e kam me ju personalisht dhe me grupin që mbështesin këtë proces sot. Se nëse do të ishim ulur që atëherë, sot do ishim duke bërë biseda të tjera por jo këtë bisedë.

Por ja që eksperienca bën të vetën dhe kur eksperienca mungon atëherë mbrapa vjen dhe fatura. Ka një gjë në politikë që smund të kapërcehet dhe ajo është kohë. Ju e kapërcyet atë moment kohor duke u mjaftuar me rënien e daulleve për lista të hapura.

Ps është një forcë politike që ka interesat e veta dhe si forca më e madhe politike këto interesa i ka më të përputhura me interesa kombëtare se ç’i keni ju. Ndikimin mbi fatet e vendit e ka shumë më të madh. Kjo temë është në zhvillim e sipër.

Mua më vjen keq se e shoh edhe në sjelljen publike të atyre që janë jashtë që kujtojnë se mund ta kalojnë lumin duke vënë kushte e duke marrë gjërat që kërkojnë pa kushte nga ana tjetër duke na sharë e akuzuar.

Kjo është një nga shprehjet e kulturës politike, por për këtë fola me Valterin, ajo  që më shqetëson është fakti që ju akoma vazhdoni ta kërkoni tek ne atë që duhet të kërkoni te vetja.

Pse hyri Reforma Zgjedhore në axhendë europiane, sështë kërkuar kurrë ndaj asnjë vendi para nesh, brukseli asnjë vendi si ka dhënë bëj  reformën. Koj si rezultat i gjithë atij presioni skandaloz me dhunë dhe shantaze që çuan si gjithmonë në humbje me sukses me Lulzim Bashën…

Tani aty ku unë bashkohem me ju është ku skam si të kemi mendin ndryshe. Bënë gjitha atë zhurmë dhe një ditë të bukur thanë jemi mirë kështu siç jemi, i duam siç ishim. Se paska fajin sistemi i administrimit sepse paska qenë Ok.

Në kohën e humbur zonja Hajdari ne kemi lënë pas 2 pika të rëndësishme. Vota e emigrantëve, identifikimi biometrik. I thoja Lulzim mos rri rugëve se nuk i pengon dot zgjedhjet vendore. Hajde që zgjedhjet ti përdorim për të bërë projektin pilot. Mbi atë projekt pilot të ngremë sistemin e plotë në zgjedhejt e ardhshme kombëtare.

Po në atë kohë ishim te sheshi te sheshi ndahhet përsheshi. Sa te Astiri sa te sheshi. Si thoshte Shekspiri “O i gjori punëtor bam me këmbë e bam me dorë”.

(nderpritet nga salla) E bëri për inegrimin dhe popullin për atdheun unë i besoj këto  që thotë zonja Hajdari por e bëri që të mos depolitizohet sistemi i administrimit…

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments