UEFA vendos fatin e këtij edicioni të Champions League

UEFA ka zgjedhur Lisbonën për të mbyllur këtë edicion të Champions League, të ndërprerë si të gjithë aktivitetet e tjerë futbollistikë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Vendimi do të merret më 17 qershor, por deri atëherë qeveria europiane e futbollit ka hedhur poshtë mundësinë që Liga e Kampioneve të mbyllej në Madrid. Një nga arsyet ka të bëjë faktin se “Santiago Bernabeu” nuk është I disponueshëm dhe se ka ende në garë skuadra spanjolle në garë për trofeun e Champions. I favorizuar në këto detaje është Lisbona.

Të gjitha skuadrat portugeze janë jashtë këtij turneu, ndërsa kryeqyteti luzitan ofron dy stadiume në vetëm pak kilometra largësi. Sipas programit të UEFA-s, ndeshjet e Champions do të rinisin në fundjavën e 8 dhe 9 gushtit. Në këto data do të luhen katër sfidat e mbetura në fazën e 1/8.

Duke nisur nga 12 gushti do të startojë “final eight”, ku skuadrat do të përballen me eliminim direkt deri në finalen e madhe që do të zhvillohet më 23 gusht në stadiumin “Da Luz” të Benfikës. Më e paqartë është situate me Ligën e Europës, për të cilën UEFA po mendon një zgjidhje të njëjtë. Me shumë mundësi, do të jetë Gjermania që do të presë këtë kompeticion.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments