Kërcënohet me vdekje Ministri Jashtëm…

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio ka marrë së fundmi fyerje dhe kërcënime me jetë në rrjetet sociale.

Konkretisht nga një llogari me emrin Carla, e cili ka shpërndarë në Twitter postime si “Luigi Di Maio të duam të vdekur së bashku me të gjithë napoletanët”, “Luigi Di Maio i vdekur” etj.

kercenimi.jpg

Për këtë rast, solidaritet kanë shprehur shumë anëtarë të qeverisë Conte e parlamentarë të forcave të ndryshme politike të cilët kërkojnë që policia të zbardhë dhe të kapë autorët e këtyre thirrjeve kërcënuese.

Zëvendësministrja e Ekonomisë Laura Castelli ka shprehur mbështetjen e saj ndaj ministrit Di Maio dhe ka deklaruar se “nuk do të ketë kërcënim që do të ndalë impenjimin e punën e kësaj qeverie.”

Edhe Partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, përmes eksponentit të saj Simone Baldelli shpreh solidaritetin ndaj ministrit Di Maio e ndaj të gjithë atyre që janë kërcënuar, si dhe dënon dhunën sociale. 

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments