Roza Anagnosti mes kujtimesh: Teatri, histori që nuk fshihet me gomë!

Aktorja Roza Anagnosti rrëfen në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, jetën e saj si aktore e Teatrit Kombëtar.

Anagnosti, përcjell emocione të forta të përjetuara në atë skenë, duke komentuar edhe shembjen e Teatrit Kombëtar.

Tufa: Në këtë rrugëtim tuajin kush kanë qenë miqtë kolegët që kanë rrugëtuar bashkë me ju, e keni patur një marrëdhënie mjaft të mirë bashkë?

Anagnosti: Unë kam pas fat që kam punuar me një brez të tillë artistësh. Ndër aktoret e para ishte Liza Vorfi, ishte ndër themelueset në Radio Tirana, një artiste me një finesë të jashtëzakonshme, më pas Drita Pelinku, Behije Çela, Logoreci, Violeta Manushi, Marjeta Kallamata, Esma Agolli, Besa Imami, Margarita Xhepa, Afërdita Taçi, Marta Burda, Edi Luarasi, Mimika Luca, Pavlina Mani, Elida Janushi, Marjeta Ljarja, Luiza Xhuvani, Eva Alikaj, çdo brez dhe çdo dekade kishte gjëra të reja. Koha ecën evoluon dhe e bukura ndryshon. Aktorët si Mihal Popi, Loro Kovaci, Pjetër Gjoka, Sandër Prosi, Prokop Mima, Lazer Filipi, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Roland Trebicka, Ndrenika, Vlashi, Shkezi, Resuli, Qirjaqi… arti jonë ka edhe teknikë. Nuk mund t’i harrosh, drejtuesit e parë, një njeri i jashtëzakonshëm i Xhemal Broja etj. Riza Hajro e bëri gjithë skenën dhe studio laborator, varet shumë nga ai që drejton, apo Muharrem Shtylla, Pirro Mani, janë shumë. Ka shumë rëndësi drejtimi i institucionit, cfarë vizioni ka, ku do ta cojë, sepse është Teatri Kombëtar, nuk është shaka. Teatri Kombëtar ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me fjalën, me gjuhën shqipe, me fol bukur. Në Radio Tirana, gjithmonë fillonte me orën gazmore e pastaj me Teatrin në ekran, poezi, historia e popullit ndër shekuj etj. Për këtë punë që ndodhi tani duhet të ishin të gjithë sensibël. Aty ëshë realizuar teatri i operas për herë të parë, Ansambli, Instituti i Arteve. Ajo është histori. Nuk fshihet me gomë historia! Kur u rrëzua teatri sikur mu rrëzua gjithë trupi, gjithë organizmi. Ishte tepër e dhimbshme, tragjike mund të them.

Tufa: Keni rezerva për drejtimin e atij Teatri?

Anagnosti: Po sigurisht. Fajtor në radhë të parë bëj atë që ka drejtuar institucionin, që nuk ka vënë asnjë gozhdë. Nëse e pa në mjerim, atëherë rregulloje. Edhe mua m’u prish shpia nga tërmeti, m’u ça, mora punëtorin. Trishtohesha kur i shihja, por mu rregullua, e ndjeja veten mirë. Ajo sallë kishte nevojë. Kur kemi shkuar ne, ka pas ngrohje në atë Teatër, ishte impresionuese. Kush nuk ka pas dëshirë të interpretonte në atë skenë. Të gjithë ato të mëdhenj, që edhe kanë heshtur një pjesë, ajo skenë i ka bërë.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments